E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri mbërrin në Zelandë e Australi

Australia dhe Zelanda e Re nisen ta parat festën e ndërrimit të viteve me orën tre te drekës në Shqipëri, ndërsa spektakli i fishekzjarreve mahniti të gjithë spektatorët.
Në kryeqytetin e Zelandës në Aukland , fishekzjarret e kuq, të artë dhe të bardhë shpërthyen në qiell mbi gradaçelën e "Sky Tower", ndërsa me mijëra persona kërcenin dhe këndonin në bulevardin poshtë.

Në qytetin jugor të Kristçërçit, një tërmet me magnitudë 3,3 të shkallës rihter, vetëm dy orë përpara ndërrimit të viteve nuk ndryshoi asgjë në festën e qytetarëve, të cilët të pashqetësuar për lëkundjet mbushën si çdo vit rrugët e qytetit.

Në Australi, spektakli madhështor i fishekzjarreve në urën e Sidneyt mahniti një turmë gjigante prej 1,5 milion banorësh, të cilët u dyndën në qendrën e qytetit orë më parë, së bashku me karrige, batanije, sanduiçe dhe krevatë portativë për të siguruar një vend sa më të mirë për të parë përskuqjen e qiellit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›