E Hënë, 2 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, dezinfektohet shkolla në Lukovë

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, shkolla e Lukovës është bërë gati për të pritur nxënësit në kushte të sigurta dhe të shëndetshme.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar një ambient të pastër dhe të sigurt për fëmijët. Tavo bëri të ditur se është bërë dezinfektimi i plotë i mjediseve të brendshme dhe të jashtme të shkollës.

“Shkolla të sigurta! Edhe në Lukovë çdo gjë është gati për ditën e parë të shkollës. Për të eliminuar insektet e dëmshme, u bë dezinfektimi i plotë i mjediseve të brendshme dhe të jashtme të shkollës, përfshi oborret dhe mjediset sportive”, shkruan Tavo në një postim në rrjetet sociale.

/m.q/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›