Institucionet arsimore në Gjirokastër gati për nisjen e vitit të ri shkollor

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Nesër nis viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues në të gjithë vendin.
Edhe në qarkun e Gjirokastrës, gjithçka është gati për të pritur nxënësit, stafet pedagogjike dhe punonjësit socialë në prag të nisjes së vitit shkollor 2025-2026.
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi përcolli sot në rrjetet sociale pamje nga institucionet arsimore në këtë qytet, me klasa, banka, biblioteka të pasura me libra etj.
“Në të gjitha institucionet arsimore të Bashkisë Gjirokastër, gjithçka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor”, shprehet Golemi në një postim në rrjetet sociale.
Me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive, nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin.
Institucionet arsimore të Bashkisë Gjirokastër 1 nga 13/e.i//a.f/