E Martë, 3 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor në Kukës, numër i njëjtë nxënësish me vitin e kaluar

Këta nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”.

Në të gjithë shkollat e vendit data 9 shtator shënon fillimin e sezonit të ri shkollor. Në qytetin e Kukësit shkollat 9-vjecare kanë hapur dyert për të pritur nxënësit dhe nisjen e sezonit të ri arsimor.

Në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, drejtoresha e kësaj shkolle, Nertila Omuri tregon që kjo shkollë numëron rreth 500 nxënës.

Ambientet janë me të gjitha kushtet për mësimdhënie.

Në të gjithë shkollat e qytetit thuajse numri i nxënësve është i njëjtë, duke ruajtur balancën me vitin e kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›