Rama pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij kosovar Hashim Thaçi
TIRANË- Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi sot vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë. Në këtë vizitë Rama të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të afërt dhe ministra të kabinetit të tij.
Kryeministri shqiptar pak para orës 9:00 nisi vizitën zyrtare në Kosovë. Për nder të tij, në sheshin 'Skënderbe' u rreshtua Garda e Nderit dhe u ekzekutuan himnet e Kosovës dhe ai i Shqipërisë. Në shesh Rama u priti nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.
Pas takimeve pritet që kryeministri i ri i Shqipërisë do t’i drejtohet me një fjalë edhe Kuvendit.
Këtë vizitë, Rama e kishte paralajmëruar edhe më herët gjatë takimit që pati në Tiranë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Madje, në këtë takim u fol se dy qeveritë do zhvillonin mbledhje të përbashkëta që kishin si synim rritjen e bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët, bashkimit nën qiellin e BE, siç deklaroi Rama.
Axhenda e vizitës së Ramës u zbardh dje, nga zyra kryeministrit kosovar. Pritja do të bëhet në orën 09:00 në Sheshin Skënderbe, pranë godinës së Qeverisë. Në orën 09:30 do të ketë një takim kokë më kokë mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas në orën 10;00- 10:45 vizita vijon me një takim dypalësh të delegacioneve të dy qeverive dhe në fund do të ketë një konferencë të përbashkët për median të të dy kryeministrave. Më pas Rama do t’i drejtohet Kuvendit me fjalën e rastit. Pas Kosovës, Rama pritet të niset javën që vjen drejt Brukselit e më pas ai do të shkojë në SHBA.
RAMA PRITET ME CEREMONI ZYRTARE NGA HOMOLOGU I TIJ KOSOVAR
Ora 9:10 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak para orës 9:00 filloi vizitën zyrtare në Kosovë. Për nder të tij, në sheshin Skënderbe u rreshtua Garda e Nderit dhe u intonuan himnet e dy vendeve. Ai në shesh u priti nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore dy kryeministrat hynë në ndërtesën Qeverisë dhe aty filluan bisedimet kokë më kokë të cilat do të përfundojnë me një konferencë të përbashkët shtypi që është paraparë të mbahet në orën 11:00.
RAMA:ME EMOCION DHE PËRGJEGJËSI PËR VIZITËN E PARË NË KOSOVË SI KRYEMINISTËR
Ora 7:15 Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë nëpërmjet rrjetit social "Facebook", duke e konsideruar një përgjegjësi të madhe fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
"Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër – me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00", ka shkruar Rama në Facebook.
Vizita e Kryeministrit Rama me anëtarë të kabinetit të ri qeverisës sot në Kosovë është e para pas prezantimit të Programit Qeverisës dy ditë më parë në parlament.
ZBARDHET AXHENDA E KRYEMINISTRIT RAMA NË KOSOVË
Ora 15:50 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë nesër në një takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Zyra e Kryeminsitri Thaci zbardh axhendën e vizitës.
09:00 Pritje me ceremoni shtetërore
Vendi: Sheshi Skëndërbe, pranë objektit të Qeverisë
09:30 Takim Tete-a-tete mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, kati II
10;00- 10:45 Takim bilateral i delegacioneve të dy qeverive
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31
10:45 – 11:05 Konferencë e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38
(m.a/e.m/BalkanWeb)