Vitin tjetër, Tirana me universitet mjekësie
Tiranës do t‘i shtohet edhe një tjetër universitet në vitin e ri akademik 2010-2011. Ai do të jetë Universiteti i Mjekësisë, që do të ngrihet pas shkrirjes së dy fakulteteve të UT-së, atij të Mjekësisë dhe të Infermierisë. Një lajm të tillë e ka bërë publik dje kryetari i Këshillit të Ministrave, Sali Berisha. Sipas tij, hapja vitin e ardhshëm akademik të Universitetit të Mjekësisë do të jetë pjesë e reformës për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor në vend.
Në dekada, theksoi Berisha, por edhe më gjatë, ka ekzistuar edhe një hierarki në këtë sistem, midis komponentit universitar të saj dhe komponentit strikt mjekësor. "Modelet më të pajtueshme sot janë modelet universitare. Universiteti i Mjekësisë do të harmonizojnë si udhëheqjen diagnostike, kurative, shkencore, me menaxhimin e institucioneve qendrore spitalore, sikundër do të diversifikojë ose do t‘i përgjigjet larmisë së madhe të kërkesave e shërbimeve", u shpreh Kryeministri.
Duke vlerësuar se për ngritjen e universitetit të mjekësisë ekziston tashmë një bazë solide me Fakultetin e Mjekësisë, me një numër të konsiderueshëm studentësh dhe një ekip pedagogësh me eksperiencë, kreu i ekzekutivit kërkoi njëherësh edhe shqyrtimin e modeleve të suksesshme në vende të tjera.
Berisha e ka mbështetur këtë vendim të qeverisë që ai drejton në logjikën se "ekziston një bazë e fuqishme, një ekip me shkallë të lartë profesionalizmi dhe eksperiencë të madhe. Sot, në fakultetet dhe degët e mjekësisë janë rreth 5500 studentë. Pra, ka një korpus të gjerë studentësh dhe pedagogësh. Në vetë natyrën e punës në këtë fakultet edhe numri i pedagogëve është i konsiderueshëm dhe duhet të jetë". Më tej ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë që të nisin punën për të shqyrtuar të gjitha modalitetet. "Një udhëtim faktmbledhës, shtoi Berisha, është organizuar kohë më parë në Austri. Po ashtu Gjermania ka modele të tilla. E rëndësishme është se ky universitet do nisë punën vitin e ardhshëm akademik. Ai do të jetë një kontribut i madh në reformën e sistemit shëndetësor që ne kemi nisur".
Kryeministri tha se universiteti fillimisht do të ketë mbështetjen financiare të qeverisë për të kaluar më pas tërësisht në fazën publike.
"Faza e parë do të ketë një mbështetje të gjerë, për të kaluar më pas tërësisht në fazën publike, ku autonomia dhe pavarësia e tij financiare do të jetë shumë më e madhe. Por fillimisht universiteti ka nevojë për një ndihmë e mbështetje të fuqishme buxhetore, si edhe çdo gjë e re. Duhet të kemi parasysh se kjo mbështetje është jetike si për mësimdhënien, ashtu edhe për klinikat, për diagnozën, kurimin, shërimin, riaftësimin e të sëmurëve", ka vënë në dukje Berisha.
Kreu i qeverisë e ka konsideruar ngritjen e universitetit mjekësor si një vendim në kohën e duhur, i lidhur ngushtë edhe me reformën në sistemin shëndetësor, për të cilën cilësia e shërbimit shëndetësor dhe rajonalizimi i plotë i tij mbeten dy objektivat më madhore të saj.