Vasili, Berishës: Mbështeteni këtë nismë, pa interesa personale
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një letre të hapur drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, ka shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e tij për iniciativën e ngritjes së Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. "Ngrehina e dijes mjekësore në Shqipëri është një ngrehinë solide dhe ku ndërthurja e vlerave tradicionale, klasike më mirë të themi dhe atyre bashkëkohore ka krijuar një sinergji të provuar nga rezultatet e shumta në praktikë dhe nga dëshmitë qindramijëshe të njerëzve përfitues", shkruan Vasili në letrën e tij, duke shprehur njëkohësisht edhe shqetësimin për realizimin e kësaj iniciative. Sipas tij, kjo shtrirje e këtyre rezultateve që nga kardiologjia juaj dhe deri te shëndeti publik ka një gjerësi të tillë që vetëm struktura dinjitoze universitare mund t‘i mundësojnë dhe Fakulteti aktual i Mjekësisë është i tillë. Por këto realitete të reja që bashkëjetojnë intensivisht në Fakultetin e Mjekësisë, thekson Vasili, natyrshëm e kanë të vështirë të bashkëjetojnë në kornizat restriktive të një fakulteti të vetëm dhe detyrimisht kërkojnë hapësira të reja". Ai ka nënvizuar faktin se vetë liberalizimi i universiteteve dhe interesi i lartë dhe i pandryshuar për të studiuar mjekësinë kërkojnë një dimension të ri, atë që thellësisht i ka munguar deri më tash Fakultetit të Mjekësisë, atë të Universitetit Mjekësor. Vasili e ka konsideruar
bashkëjetesën e disa drejtimeve të mëdha të mjekësisë si stomatologjia, farmacia dhe infermieria, si prurje tepër të bollshme si në pikëpamje të numrit të studentëve që formohen në to, të kërkimit shkencor dhe të shërbimit të drejtpërdrejtë ndaj pacientëve, por edhe shumë më gjerë se kaq, në programet e mëdha kombëtare të shëndetit publik. Ai e ka cilësuar si një hap integrues ngritjen e këtij universiteti. Ndërsa i ka kujtuar Kryeministrit se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të mirëpërdorur politikën dhe pushtetin e saj për një vepër të mirë, "ku dua të besoj shumë se ju nuk e keni humbur sensibilitetin për mjekësinë dhe nuk do të hezitoni për ta mbështetur këtë nismë që për mua si profesionist ka shumë dimensione, me përjashtim të atij të interesit të ngushtë personal".