E Martë, 3 Nëntor 2026

Vitor Roque rikthen fitoren te Barcelona

Barcelona i rikthehet fitoreve në La Liga duke mposhtur Osasunën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e prapambetur, atë të javës së  20-të. Vendosi goli i brazilianit, Vitor Roque, i pari me fanellën katalanase, në kontaktin e parë me topin, në minutën e 63-të me një goditje me kokë të asistuar nga Cancelo dhe pesë minuta më vonë sbëri të mundur edhe përjashtimin e Unai Garcia. Duhet të vlerësohet gjendja e Ferran Torres, i cili doli nga fusha e lojës në minutën e 7-të për shkak të dëmtimit.

Yamal shpërdoroi një mundësi të mrekullueshme për të dyfishuar epërsinë, por në minutën e 76-të ishte skuadra e Arrasate që në mënyrë sensacionale u afrua me barazimin me shtyllën e goditur nga Raúl Garcia. Me këtë fitore Blaugranët ngjiten në 47 pikë në renditje, ndërsa skuadra e Pamplona mbetet në 26.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›