E Martë, 3 Nëntor 2026

3 bursa falas për studentët shqiptarë në Kolegjin e Europës! Veliaj dhe Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetjen financiare për studentët shqiptarë që do të pranohen në Kolegjin e Europës.

Veliaj ka bërë me dije se do të jepen 3 bursa për studentët shqiptarë, ndërsa garantoi se ky është vetëm fillimi.

“3 bursa falas për studentët shqiptarë në Kolegjin e Europës në Tiranë! Jam shumë i lumtur që, në ditën kur morëm Presidencën e B40, firmosëm këtë marrëveshje financiare, për të mbështetur studentët shqiptarë, me Rektoren e Kolegjit të Europës, miken e mirë, Federica Mogherini.

Tirana është gati të mirëpresë studentë nga çdo vend i Europës. Do jemi në kohë rekord gati për regjistrimet që po vijnë në shtator-tetor. Nënëshkruam referendumin e bashkëpunimit për tre bursa. Është vetëm fillimi.

Doi përkushtohemi dhe vitet e tjera që të mbajmë këtë ritëm”, tha Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›