Vendosnin baste online në Tiranë, 8 të arrestuar, 3 nën hetim

8 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë nën hetim në gjenjde të lirë pasi kisin ngritur një skemë të vendosjeve të baseve online në kundërshtim me ligjin.
Personat u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Last bet”, pasi ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Sipas policisë “shumicën e telefonave që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm”.
Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan: – O. R., 29 vjeç, F. S., 37 vjeç, E. Sh., 36 vjeç, B. M., 35 vjeç, A. B., 38 vjeç, N. T., 49 vjeç, I. M., 19 vjeç, dhe O. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Sh. A., E. I., dhe D. H.
Në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/