E Diel, 1 Nëntor 2026

Viza false, shkarkohen nga detyra 7 persona në aeroportin e Rinasit

TIRANE- Furtunë shkarkimesh në aeroportin kombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. Hetimet 2 mujore të SHKB dhe policisë së Shtetit për komisariatin e Rinasit kanë konkluduar në faktin se 7 oficerë policie të gradave të ndryshëm janë përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të këtyre insititucioneve, të cilat shprehen se kanë shkarkuar nga detyra dhe dërguar materialet për procedim penal për dy kontrollorë , dy përgjegjës turni si dhe shefin e kufirit të Rinasit. Ndërsa dy kontrollorë të tjerë janë transferuar në një detyrë tjetër. Sipas informacioneve këta shtetas të vënë në hetim që prej muajit shkurt dyshohet se kanë favorizuar 11 raste të kalimit të paligjshëm të shtetasve kosovarë me viza fallco drejt vendeve të zonës Shengen. 

Burime të policisë së Shtetit bëjnë me dije se Drejetoria e Standarteve ka qënë ajo e cila ka vulosur masën disiplinore ndaj oficerëve të policisë së Rinasit, por nuk mund të jetë ende e formës së prerë për sa kohë nuk është shprehur dhe Komisioni i Disiplines, i cili në mesditë ka marrë dhe ankesat e përjashtimit nga ana e oficerëve të shkarkuar. 

Me datën 27 shkurt Policia e Shtetit pezulloi nga puna në Rinas dhe 5 oficerë të tjerë për shpërdorim detyre
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›