Vizat, Barrot: Shqipëria i ka përmbushur kriteret

Komisioni Europian konfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë vitin e ardhshëm. Në forumin ministror mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë, ku Shqipëria përfaqësohej nga Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha, Zv. Presidendi i Komisionit Europian dhe Komisioner për Çështjet e Drejtësisë dhe Sigurisë, Z. Jacques Barrot vlerësoi se Shqipëria ka përmbushur kriteret më të rëndësishme për heqjen e vizave dhe ky proces do të finalizohet në vitin 2010. Dialogu vazhdon dhe unë shpresoj që vitin e ardhshëm ne do të shkojmë drejt heqjes së vizave për shqiptarët. Rruga që është bërë tregon se heqja e vizave do të arrihet në vitin 2010,-u shpreh Barrot.
Ministri Basha gjatë këtij forumi ministror falënderoi përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Europian për mbështetjen e dhënë dhe siguroi se Shqipëria është në hapat e fundit të përmbushjes së të gjitha kritereve të përcaktuara në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave. Ministri Basha zhvilloi takime të veçanta me Znj. Beatrise Ask, Ministre e Drejtësisë së Suedisë, vendit kryesues të Bashkimit Europian dhe Ministre e Brendshme e Belgjikës, vendit që do të kryesojë Bashkimin Europian gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Në këto takime Ministri Basha informoi për hapat e ndërmarrë nga Shqipëria në drejtim të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave me BE.