Zgjedhjet në Kosovë, Presidenti Topi uron Sejdiun

Presidenti Topi i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu për organizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve vendore të 15 nëntorit në Kosovë.
"Me gëzim të veçantë, në emër të popullit të Shqipërisë dhe timin personal, dëshiroj t'ju përshëndes dhe t'ju përgëzoj për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve vendore të 15 nëntorit, zgjedhjeve të para të pas pavarësisë së Kosovës.
"Populli i Kosovës, të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse dhe strukturat organizuese të zgjedhjeve dëshmuan ditën e diel dhe më tej, pjekuri dhe përgjegjësi qytetare e politike, treguan në mënyrë të pakundërshtueshme se janë të aftë të ndërtojnë një shoqëri të barabartë dhe të lirë për shtetasit e saj", thuhet në mesazhin e Topit.
Pjesëmarrja e lartë dhe gjithëpërfshirja etnike në këto votime, sipas presidentit Topi, janë gur prove se proceset e rëndësishme te integrimit, të kohezionit dhe të harmonisë ndëretnike në shoqërinë e Kosovës kanë hedhur hapa konkretë, të rëndësishëm dhe të pakthyeshëm.
"Jam i bindur se, nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, Kosova provoi rëndësinë e saj si faktor stabiliteti e sigurie në rajon dhe garantoi partnerët ndërkombëtare se është e vendosur në integrimin e saj euroatlantik" thekson Topi.