Tahiri: Raporti i TIA-s, dëshmi e korrupsionit qeveritar
Partia Socialiste reagoi menjëherë pas raportit të Transparency International mbi indeksin e Korrupsionit.
Sipas deputetit Saimir Tahiri, ky raport vërteton shqetësimet e vazhdueshme të shprehura nga media, opinioni publik, dhe nga Partia Socialiste, mbi përhapjen dramatike të korrupsionit në vendin tonë.
Deputeti Tahiri nënvizoi se ky raport dhe raportet e tjera ndërkombëtare tregojnë se "kjo qeveri jo vetëm nuk ka bërë gjë për të luftuar korrupsionin, por përkundrazi, me aferat e saj korruptive, ka kontribuar për të zhytur vendin në shportën e vendeve më të korruptuara në glob duke kalitur kulturën e pandëshkueshmërisë të atyre që akuzohen për korrupsione që mbrohen nga Sali Berisha e imuniteti parlamentar".