Vizat Berisha Drejt BE-se vizitore jo te gjithe shqiptaret

Berisha ne grup Shqiptaret asnje problem per zonen Shengen. Ne BE vizitore qe shkojne dhe do te kthehen.
Kryeministri Sali Berisha shprehu dje sigurine e plote se shqiptaret nuk do te perbejne asnje problem per zonen Shengen pas heqjes se vizave. Sipas Berishes qeveria shqiptare do te faktoje me se miri se heqja e vizave nuk do ti krijoje asnje problem zonave Shengen te pakten nga shtetasit e saj. Gjate mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te PD-se Berisha pohoi se sdo te kete 1 milion shqiptare qe do vershojne drejt BE por do kete vizitore qe do shkojne e te kthehen. Ne menyre absolute nuk do te kete probleme dhe do faktohet se sa false ishin mesazhet e atyre qe u thane te huajve ne Tirane lsquoHiqni vizat do keni nje milione shqiptare.
Ai riperseriti dje se axhenda e qeverise mbetet heqja e vizave per shqiptaret. Ne mbledhjen e grupit te Partise Demokratike Kryeministri Berisha duke e cilesuar serish vendimin e PE-se per liberalizimin e vizave si historik theksoi se duhet te respektohen te gjitha rregullat per vizat. Ne kete kontest ai ka kerkuar nga te gjithe deputetet te sqarojne elektoratin ku jane zgjedhur per rregullat qe duhen ndjekur nga shqiptaret pas liberalizimit te vizave. Gjithashtu Kryeministri Berisha kerkoi nga deputetet qe te ndermarrin nje fushate intensive me te gjithe zgjedhesit qe te gjithe shqiptaret te kuptojne konceptim e liberalizimit te vizave. Duke e cilesuar nje arritje te jashtezakonshme nje enderr shekullore e shqiptareve si dhe nje garanci shume te madhe per turistet nga Evropa Kryeministri Berisha u kerkoi deputeteve te grupit te PD-se te ndermarrin takime intensive me zgjedhesit per te sensibilizuar dhe qartesuar cdo element te ketij procesi se pari ne rrafshin moral dhe se keto jane viza per 90 dite. Do marrim persiper cdo element per te bere te plote sqarimin e procesit te liberalizimit te vizave. Do faktohet se sa false ishin ato qe thane te huajt Se sdo te kete 1 milion shqiptare qe do vershojne drejt BE por do kete vizitore qe do shkojne e te kthehen - nenvizoi kryetari i Partise Demokratike. Ai shtoi me tej Nuk dua te krijohet asnje problem me i vogel me partneret tane ne kete proces. Te mos kemi asnje lloj keqkuptimi. Jam i bindur se nje fushate intensive do ta bejme.
Berisha Do te ndertojme tunelin Tirane - Elbasan
Qeveria parashikon te investoje 500 milione dollare ne permiresimin e rrjetit rrugor ne vend. Gjate mbledhjes se djeshme te grupit kuvendor te PD-se Kryeministri Sali Berisha u kerkoi deputeteve mirekuptim per buxhetin e vitit te ardhshem i cili ne qender te tij do te kete serish infrastrukturen. Kerkoj mirekuptimin tuaj qe ne kete buxhet te ruajme dhe te konsolidojme perparesite me kryesore qe kemi ruajtur deri tani. Kerkoj te perqendrohemi me te gjithe potencialin tone ne rrjetin tone rrugor. Do te jene se paku 500 milione dollare investime gjate vitit qe vjen. Une e di se me ato para qe ndertohen rruget mund te behen shume projekte te tjera. Vendi ka halle jo te pakta por them ta vazhdojme. Le te vazhdojme me ambicie dhe me vendosmeri ndertimin e tyre. Tuneli do te ndertohet me cdo kusht - tha Berisha. Berisha sqaroi se baza e kryesore e investimit ne rrjetin rrugor do te jete tuneli Tirane - Elbasan i cili sipas Kryeministrit ka nje ndikim direkt ne jeten e 1 milion shqiptareve. Ne pr/buxhet Berisha kerkoi qe perparesi te jete infrastruktura rrugore dhe rritja e pagave te punonjesve te administrates dhe pensioneve. Ne infrastrukturen rrugore ai u ndal ne ndertimin e tunelit Tirane - Elbasan. Tuneli do te ndertohet me cdo kusht. Gjithe potenciali i buxhetit do te vendoset per ndertimin e kesaj rruge - tha Kryeministri duke shtuar se nga ky tunel perfitojne ne kohe mbi 1 milion shqiptare nga Elbasani Kucova deri ne Leskovik. Berisha vleresoi se me rritjen e rrogave eshte rritur dhe cilesia e te punesuarve ne administrate. Me keto permiresime qe u kemi bere rrogave po vijne ne administrate te shkolluar nga shkollat me te mirat. Berisha premtoi edhe mbeshtetje te zhvillimit rural si dhe furnizimin 24 ore me uje te qyteteve ne jug te vendit.
Vizat Berisha mbledh kreret e grupeve Sqaroni zgjedhesit
Kryeministri Sali Berisha mblodhi dje kreret e grupeve te punes te 12 qarqeve ne seline e Kryeministrise. Ai kerkoi nga secili prej tyre qe te nisin kontaktet me zgjedhesit per tu qartesuar te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky proces.
Nga kryetaret e grupeve te punes kerkoj qe te ndermerrni takimet me intensive me zgjedhesit ne menyre qe te qartesoni cdo element te ketij procesi. Se pari ne rrafshin moral ketij vendimi qe ka te beje ne thelb me dinjitetin e cdo shqiptari qytetaret shqiptare do ti pergjigjen ne menyren dinjitoze. E them kete dhe kam bindjen e plote qe keshtu do te ndodhe por edhe ne duhet te bejme te gjithe qartesimin se keto jane viza per 90 dite ashtu sic kemi bere me spotin publicitar ne televizione por kur e bejme ne takime direkte njerezore i japim edhe peshe me te madhe - tha z. Berisha. Sipas tij ne keto takime do te shperndahen edhe fletepalosjet. Sikunder shtoi Berisha keto fletepalosje te shperndahen edhe ne tregje ku ka edhe grumbullime te medha te njerezve. Ne tregjet e medha te vendit ne diten e tregut te cojme te rinj vullnetare per te shperndare fletepalosjet. Jane edhe te gjitha rrjetet televizive lokale qe e bejne nje qartesim te tille por qartesimi teknik eshte jashtezakonisht dhe duhet ta marrim si pergjegjesi para zgjedhesve tane per ta bere te plote kete qartesim domethenien e gjithe procesit - u shpreh Kryeministri Berisha.