Mandati i Beqes Keshilli i Rregullores vendos te premten

Debate ne Kuvend vendimi perfundimtar nga Kushtetuesja
Kuvendi ka nisur dje diskutimin per heqjen e mandatit te deputetit te Partise Socialiste Ilir Beqja. Pas kerkeses se Partise Demokratike Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi me dyer te mbyllura paraditen e djeshme ceshtjen ne fjale por nuk doli ne nje vendim perfundimtar. Shkak per kete u be kerkesa e vete deputetit Beqja i cili kerkoi shtyrjen e mbledhjes per te pasur kohe te njihet me kerkesen e demokrateve kunder tij por dhe te pergatitet per tu pergjigjur per kete ceshtje. Me kerkese te tij keshilli do te mblidhet te premten paradite kur pritet te dale dhe me nje projekt-raport i cili do ti percillet me pas Kuvendit. Pas debateve qe pritet te zhvillohen ne seance plenare do ti percillet nje kerkese Gjykates Kushtetuese. Me tej do te jete kjo e fundit qe do te vendose perfundimisht nese Beqja do te jete apo jo deputet.
Procedura ligjore
Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin shtyn per te premten vendimin e tij per hartimin e nje projekt-raportit lidhur me vendimin e heqjes se imunitetit te deputetit socialist Beqja. Vendimi eshte marre gjate mbledhjes se djeshme te ketij keshilli. Per rreth 1 ore e 25 minuta ligjvenesit socialiste e demokrate kane diskutuar per kerkesen e demokrateve por dhe te drejten e deputetit Beqja per tu degjuar ne Keshillin e Mandateve. Ilir Beqja i pranishem ne mbledhjen e djeshme ka kerkuar jo vetem te degjohet por ti jepet dhe me shume kohe qe te njihet me dokumentacionin perkates si dhe te pergatitet per te dhene pergjigje per cdo argument kunder tij. Pas diskutimeve mes anetareve eshte pranuar kerkesa e ligjvenesit socialist dhe mbledhja e radhes e keshillit eshte lene per paraditen e se premtes. Gjate kesaj mbledhjeje fillimisht do te degjohet mendimi i deputetit Beqja me tej do te kete edhe diskutime nga anetaret. Ne perfundim pritet te hartohet nje projekt-raport perfundimtar i cili i percillet me tej Kuvendit. Projekt-raporti do te beje nje vleresim te kerkeses se demokrateve per nga forma dhe permbajta e saj lidhur me heqjen e imunitetit te Beqes por dhe argumentet kundershtuese te percjella nga deputeti socialist. Me tej Kuvendi do te diskutoje gjeresisht per kete ceshtje dhe do ti percjelle kerkese Gjykates Kushtetuese. Eumlshte kjo gjykata e cila do te vendose perfundimisht nese Ilir Beqja do te jete me deputet apo jo.
Akuzat e PD-se
Mazhoranca nepermjet kerkeses se saj te dorezuar disa dite me pare ne Kryesine e Kuvendit akuzon deputetin socialist se ka shkelur Kushtetuten duke marre pjese ne nje tender gjate kohes qe ishte deputet i Parlamentit shqiptar. Sipas tyre Beqja ka qene ne konflikt te hapur interesi pasi ne vitin 2009 kompania e tij fitoi tenderin prej 240 milione lekesh ne Bashkine e Durresit. Vete deputeti Beqja e ka mohuar te kete shkelur Kushtetuten duke theksuar se pjesemarrja ne tender ka qene ne kohen kur ai ende nuk ka qene betuar si deputet i Kuvendit te Shqiperise.
Kushtetuta
Neni 69
1. Nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra
a gjyqtaret prokuroret
b ushtaraket e sherbimit aktiv
c punonjesit e policise dhe te sigurimit kombetar
c perfaqesuesit diplomatike
d kryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne
vendet ku kryejne detyrat e tyre
dh kryetaret dhe anetaret e komisioneve te zgjedhjeve
e Presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te parashikuar nga ligji.
2. Mandati i fituar ne kundershtim me paragrafin 1 te ketij neni eshte i pavlefshem.
Neni 70
1. Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues.
2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.
3. Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.
4. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.
Neni 71
1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve. 2. Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem sipas
rastit
a kur ai nuk ben betimin
b kur heq dore nga mandati
c kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3
c kur mbaron mandati i Kuvendit
d kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend
dh kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.
Meta PE vleresoi arritjet e qeverise
Numri dy i qeverise njekohesisht ministri i Ekonomise Ilir Meta vlereson arritjet e ekzekutivit shqiptar. Ne nje vit arritem te permbushnim angazhimin tone me madhor levizjen e lire te njerezve. Heqja e vizave eshte vetem nje stacion per te shkuar ne BE - ka deklaruar dje Meta ne Konventen e LSI-se per Tiranen. Ai e cilesoi kete dite mjaft te rendesishme ndersa e vuri theksin tek LSI-ja e cila ka nje te ardhme pasi eshte e vendosur te qendroje e hapur dhe demokratike. Ndersa heqja e vizave eshte angazhimi me madhor Meta e cilesoi koalicionin me PD-ne si nje vullnet per te ecur perpara. Marreveshja PD-LSI eshte marreveshja per integrim sepse eshte ne interes te qytetareve shqiptare pa dallime partiake sepse interesat e vendit jane me te rendesishme per LSI-ne - theksoi kreu i LSI-se.