E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Berisha Te gatshem per te plotesuar kerkesat e KE-se

Kryeministri Sali Berisha kerkoi nga agjensite qe te vijojne punen per te plotesuar kerkesat e udherrefyesit te KE-se duke e cilesuar ate si program te vazhdueshem pune. Duke folur ne mbledhjen e sotme te qeverise kryeministri Berisha theksoi se duhet te intesifikohet puna per te permbushur te gjitha kriteret pasi procesi aq shume i pritur nga shqiptaret po afron.

Ne jemi te gatshem te marrim cdo vendim dhe cdo investim per te permbushur te gjitha kerkesat e KE-se per liberalizimin e vizave theksoi Berisha.

Nderkohe duke iu referuar vendimit qe Parlamenti Europian do te marre diten e neserme per liberalizimin e vizave per Shqiperine kryeministri Berisha theksoi se vota e europarlamentareve do te jete histrorike per vendin tone.

Per cdo komb kjo perben nje aritje madhore historike per shqiptaret te cilet ishin te vetmit qe pas renies se perdes se hekurt vershuan duke bere qe 25 perqind e kombit te kerkoje te ndertoje jeten permes emigracionit theksoi Berisha duke shtuar se pas heqjes se vizave shqiptaret do te munden te takojne familjaret e tyre ne emigracion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›