E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Brukseli ngre zerin


Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian mbështeti me shumicë votash propozimin e Komisionit për të ndryshuar rregulloren e vizave.

Përmes të ashtuquajturës klauzolë sigurie, Komisioni, sipas propozimit të bërë në maj të këtij viti, kërcënon me rikthimin e përkohshëm të vizave, në raste emergjente, kur një apo disa vende anëtare të BE-së ankohen për fluksin e lartë të emigrantëve apo te azilkërkuesve të rremë nga një shtet i posacëm që përfiton nga procesi liberalizues i vizave Shengen.

"Ky është një mekanizëm i ri që ne propozojmë. Ne shpresojmë që kjo të përdoret si "masë e fundit", sic e quajmë ne. Nëse asgjë tjetër nuk ka ndihmuar për të përmirësuar situatën, ne mund t'a marrim në konsideratë këtë klauzolë sigurie. Deri më sot nuk është përdorur një masë e tillë, pasi nuk ka ekzistuar", tha Zv/Shefi i Njësisë mbi Politikën e Vizave në KE, Diederik Paalman.

Drafti i Komisionit konsideron për alarm rritjen e menjëherëshme në nivelin 50% të numrit të azilkërkuesëve të refuzuar, ose të numrit të shtetasve që qëndrojnë ilegalisht në një vend anëtar të BE-së,  gjatë një periudhe prej 6 muajsh, krahasuar me gjysmën paraardhëse të vitit.

Kjo llogjikë nuk mbështetet nga socialdemokratët dhe liberalët, por gëzon mbështetjen e të djathtës europiane, grupimit PPE, i cili qeveris dhe pjesën dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së.

"Ky propozim i Komisionit nuk synon ndonjë vend të posacëm, pra as Shqipërinë dhe as ndonjë vend tjetër specifik të Ballkanit dhe kjo është e rëndësishme që të kuptohet. Ky është një propozim gjenerues i Komisionit, për t'i mundësuar Komisionit dhe vendeve anëtare që të rivendosin detyrimin për viza, nëse do të ketë një fluks të papritur azilkërkuesish, ose të emigrantëve ilegalë, ose mosrespektim të ndonjë kriteri tjetër sic parashikon propozimi. Në parim, Komisioni propozon që kjo të bëhet nëpërmjet përqindjes, pasi kjo do të na mundësojë neve që të jemi më fleksibel për të vepruar shpejt,  në rastet e situatave emergjente”, shtoi Diederik Paalman

Përdorimi i përqindjes nuk favorizon vende të tilla si Shqipëria, që kanë numër relativisht më të ulët azilkërkuesish, por që rezulton në përqindje më të lartë se vendet e tjera të rajonit.

Në rast abuzimi, përmes klauzolës së sigurisë, Komisioni mund të rivendosë regjimin e vizave për 6 muaj, pas informacionit të marrë nga shërbimi diplomatik, FRONTEX,  dhe agjensia europiane e azilit.

Kjo periudhë mund të përsëritet, e në përfundim të saj, rishqyrtohet mundësia për liberalizimin eventual të regjimit, ose kalimin e shtetit abuzues në listën e zezë të BE-së.
 
Në 29 nëntor, pritet të shprehet Komiteti i cështjeve të Brendshme, Lirisë dhe Sigurisë dhe në fillim të vitit 2012 eurodeputetët pritet t'a votojnë atë në seancë plenare.    

 

Përgatiti: Arta Tozaj

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
Propozimi i Komisionit Europian për ngritjen e sistemit të alarmit në bazë te përqindjes ka shqetësuar ish-raportuesen për vizat, Tanja Fajon, e cila deklaron se pezullimi i vizave rrezikon të përdoret politikisht. Pano: Shqipëria të pastrojë drejtësinë
Profesori i Universitetit të Ilinoit Perëndimor, Nikolla Pano, thotë se sistemi juridik në Shqipëri ka nevojë për depolitizim dhe pastrim nga njerëzit e pakualifikuar. Berisha: Treguam c’mund të bëjmë kur jemi të lirë
Përpara se të kthehej në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është pritur në Tel Aviv nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, e përbërë kryesisht nga shqiptaro-hebrej, të cilët janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të. Piramida në Gjykatën Kushtetuese
Të mërkurën Gjykata Kushtetuese u zhyt në shqyrtimin në themel të cështjes së piramidës. Një grup deputetësh mendon se ligji që i hap rrugë prishjes së saj për ndërtimin e një kompleksi parlamentar, bie ndesh me ligjet në fuqi. Haxhinasto në Kor. e Jugut: Forcim i bashkëpunimit
Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë në Korenë e Jugut, ku vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Lajmet kryesore

Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
“Rrezikon të përdoret politikisht, të gjejmë kompromisin”
Piramida në Gjykatën Kushtetuese
Kosova i thotë “jo” Preshevës
KESH: Borxhet e “CEZ” nga 2010

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›