E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deberlusconizohet Bienalja e Venecias

Rënia e qeverisë së Berlusconit solli edhe tërheqjen e bashkëmendimtarit të tij, biznesmenit Giulio Malgara, nga posti i kryetarit të Bienales në Venecia. Nga mediat italiane kjo gjë u cilësua si një triumf i kulturës ndaj politikës.

I cilësuar nga mediat italiane si një klon i Berlusconit, Malgara (73) pritej që më 18 dhjetor të merrte përsipër postin e kryetarit të Bienales nga Paolo Baratta, mandati i dytë i të cilit filloi në vitin 2008.

Malgara merret me import të ushqimit, dhe deri më tani s’ka pasur përvojë në kulturë dhe art, kështu që emërimi i tij për kryetar të Bienales shkaktoi reagime të ashpra brenda komunitetit artistik.

Peticionin kundër emërimit të Malgara’s e inicioi gazeta ‘La Nuova Venezia’, dhe ai u nënshkrua nga 4,000 persona, në mesin e të cilëve edhe drejtoresha e Bienales së 54’të të Artit, Bice Curiger, por edhe drejtori i galerisë Tate në Londër, Nicholas Serota, ai i galerisë MoMA në New York, Glenn Lowry, i qendrës Pompidour në Paris, Alfred Pacquement...

Lajmi për tërheqjen e Malgara’s ndërkaq nxiti reagime euforike, jo vetëm në Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›