Kërkojnë një Skënderbe nga Snyder

http://www.thepetitionsite.com/1/skenderbeg-the-movie/ është mbledhja e 10,000 nënshkrimeve si kërkesë për Snyder, që njihet për filmin e tij “300”.
Deri më tani ky peticion është nënshkruar nga mbi dymijë shqiptarë nëpër botë.
Filmi i vetëm artistik për Skënderbeun mbetet ai që në vitin 1953 u realizua në bashkëpunim me rusët, i regjisorit Sergei Jutkevic. Rolin e Skënderbeut në këtë film e luan aktori ukrainas, Akaki Khorava, kurse atë të Donikës, Besa Imami.
Ky film ishte shfaqur në vitin 1953 edhe në Amerikë, me titullin "Great Warrior Scanderbeg" (Luftëtari i Madh Skënderbe). Filmi u xhirua në Shqipëri dhe në Rusi, dhe është i gjatë 90 minuta.
Ndryshe, në Shqipëria aktualisht po xhirohet dokumentari i parë për Skënderbeun/ Dokumentari, në regji të Vladimir Priftit, pritet të shfaqet në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.