Vizat Fajon Kosova duhet te prese edhe dy vite

Raportuesja e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon ka deklaruar se Kosova duhet të presë së paku edhe dy vite për liberalizimin e vizave.
“Do të duhen edhe dy vite derisa Kosova të fitojë regjimin pa viza për në shtetet e BE-së. Nga Prishtina do të kërkohet që t`i plotësojë kushtet teknike”, tha Fajon, bën të ditur Kosovapress.
Deklarata e raportueses evropiane, Tanja Fajon, vjen pas paralajmërimit të Komisionit Evropian që dialogu për liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe Komisionit Evropian do të nisë në fund të këtij viti.
Malmstrom: Nuk do ta lëmë jashtë Kosovën
Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se BE nuk do ta lërë Kosovën që të izolohet.
Duke folur në një seminar mbi përvojat me liberalizimin e vizave, Malmstrom ka nënvizuar se Kosova është vendi i vetëm ballkanas që përballet me këtë regjim.
“Kosova nuk do të lihet si një ishull i izoluar, prandaj me Kosovën në dhjetor do të nisë dialogu për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Malmstrom.
Komisionerja është shprehur se pala kosovare nuk i ka plotësuar ende të gjitha kushtet e nevojshme, por ka nënvizuar se në këtë drejtim po bëhet progres i ndjeshëm.
“Në dhjetor do të marrim përgjigjet për listën e pyetjeve të cilat na shqetësojnë dhe shpresoj se para festave të fundvitit do të kemi mundësinë që me Kosovën të nisim dialogun për vizat”, ka shtuar Malmstrom.
Në raport-progresin e publikuar më 12 tetor, Komisioni Evropian sugjeronte nisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave me Kosovën brenda vitit.
Nga ana e saj, qeveria Thaci është shprehur e gatshme për përmbushjen e kushteve të parashtruara nga Brukseli, duke premtuar se do t’i realizojë ato në një kohë rekord.
Një nga kërkesat e paraqitura në progres-raport për liberalizimin e vizave është zhbllokimi i situatës në veri, për të cilën Brukseli ka kërkuar një strategji gjithëpërfshirëse.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Fyle: Veriu i Mitrovicës, pjesë e Kosovës
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Shtefan Fyle deklaroi se rajoni në veri të lumit Ibër është pjesë e Kosovës dhe si e tillë është me ligj ndërkombëtar.
LDK: Qeveria po thellon krizën
Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëron qeverinë e kryeministrit Thaci se nuk do ta votojë projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2012 në qoftë se ai nuk është në përputhje me të hyrat e pritura.
Ish-diplomati britanik, libër për Kosovën
McShane, një nga politikanëve më të angazhuar britanikë në shumë aspekte të politikës evropiane dhe ballkanike, është një thirrje pasionante për politikanët evropianë për t’i riangazhuar në Ballkanin perëndimor, përpara se rajoni të harrohet sërish. Serbi-Kosovë, në nëntor zbatimi i pakteve
Grupet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia, në takimin e ndërmjetësuar nga BE në Bruksel, kanë rënë dakord për datat e zbatimit të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe dokumentet kadastrale. KFOR-i nuk arrin të heqë barrikadat
Pjesëtarët e KFOR-it zviceran dhe maroken janë përpjekur që të heqin edhe barrikadën në afërsi të Rudares, por pas 30 minutash janë kthyer sërish në bazë.
Lajmet kryesore
Buxheti, tjetër shkurtim shpenzimesh
9-mujori: Më pak të ardhura, më pak investime. Mungojnë 7 miliardë lekë
Turqi, 217 persona të vdekur nga tërmeti
Aleanca kundër importit të plehrave
PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Konfindustria publikon raportin 9-mujor