E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Fajon vazhdon takimet me autoritetet kosovare

Eurodeputetja Tanja Fajon po qendron per nje vizite disaditeshe ne Prishtine ku gjate dites se sotme do te zhvilloje takime me ministrin e Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi dhe ministrin e Integrimit Besim Beqaj.
Fajon raportuese e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave per Ballkanin Perendimor pati dje nje takim me Presidentin ne detyre Jakup Krasniqin ku theksoi domosdoshmerine qe Kosova te marre sa me shpejt udhezimet zyrtare nga BE-ja per liberalizimin e vizave.

Shpresoj se 10 nentori dy dite pasi ministrat te marrin vendimin per Shqiperine dhe Bosnje e Hercegovinen te jete nje kohe e shkelqyeshme per tu dhene autoriteteve dhe qytetareve te Kosoves lajme te mira u shpreh Fajon duke u bere thirrje institucioneve te Kosoves qe te vazhdojne ne realizimin e reformave dhe permbushjen e kritereve te kerkuara nga Bashkimi Evropian.

Kosova eshte vendi i vetem ne rajon qe nuk eshte perfshire ne kete proces per me teper qe nuk ka marre nga strukturat e BE-se as strategjine per procesin e liberalizimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›