E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster kapet me 1 kg mariuane 24-vjecari

Nje 24-vjecar eshte arrestuar nga policia e Gjirokastres pasi u kap me 1 kg mariuane. Burime nga policia bejne me dije se ne vendin e quajtur Uji i Ftohte ne aksin rrugor Gjirokaster -Tepelene u arrestua 24-vjecari Karafil Rrapaj nga Gjirokastra pasi u ka duke transportuar droge ne makinen e tij.

Gjate kontrollit te policise se Gjirokastres ne automjetin e tij tip furgon taksi me targa te Mallakastres ne sedilen e pasme policia gjeti nje cante ambalazhi prej kartoni ngjyre roze ku brenda se ciles ishte e futur nje qese plasmasi me rreth nje kilograme lende narkotike Mariuane rifuxho.

Ne kete automjet udhetonin edhe tre shtetas te tjere te cilet jane shoqeruar ne ambjentet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster se bashku me automjetin dhe personin e lartpermendur.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasit e tjere qe ishin pasagjere ne kete automjet si dhe drejtuesi i mjetit nuk kishin lidhje me shtetasin Karafil Rrapaj dhe per kete arsye jane lene te lire.

Nderkohe materialet ne ngarkim te shtetasit Karafil Rrapaj per vepren penale te Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›