E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA marreveshje ushtarake me Arabine Saudite

Administrata Obama njoftoi Kongresin amerikan per arritjen e nje super marreveshje ne fushen ushtarake me Arabine Saudite.

Shtepia e Bardhe ka rene dakort me Mbreterine Saudite per shitjen e 84 avioneve F-15 model i ri dhe 200 helikoptereve per shumen e 60 miliard dollareve te cilen vendi arab do ta paguaje per nje afat kohor prej 20 vjetesh.

Ndihmes Sekretari per Politikat Ushtarake ne Departamentin e Shtetit Andru Shapiro tha se marreveshja synon perforcimin e marredhenieve vecanerisht ushtarake mes SHBA-se dhe Arabise Saudite si dhe rritja e aftesise tek autoritetet vendase per te mbrojtur impiantet e naftes qe mbeten jetike per ekonomine e SHBA-se.

Tashme fjala e fundit i takon Kongresit i cili brenda 30 ditesh duhet te ngreje kundershtimin e tij nese ka ndaj kesaj marreveshjeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›