E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Greqia mbështet liberalizimin për shqiptarët

Greqia mbeshtet fuqimisht procesin e liberalizmit te vizave per Shqiperine. Ministri i Brendshem grek, Mihalis Kristohoidhis, gjate takimit ne ministrine e Brendshme me homologun e tij, Lulezim Basha u shpreh se vendi i tij njeh arritjet e drejtpërdrejtë ne shume fusha, vecanerisht ne kontrollin e kufinjve, luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve.

“Shqiperia ne menyre te vendosur po ben vendimtare perpara ne permbushjen e detyrimeve ne menyre qe Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesie te BE, te marrin nje vendim pozitiv per liberalizmin e vizave. Greqia njeh arritjet e qeverise shqiptare dhe mbeshtete procesin e liberalizimit te vizave. Ne po shenojme nje kapitull te ri bashkepunimi, ne trupat e sigurise, luften ndaj kriminalitetit, per te bere te sigurt dhe te paqte rajonin ku jetojme. Nenshkruam sebashku marreveshje te perbashketa per kontrollin e kufinjve, shkembimin e informacionit dhe krijimine nje data-baze per elementet kriminale” tha Kristohoidhis.

Ndersa Minsitri Basha, garantoi se bashkepunimi ka qene i frytshme dhe do te vazhdoi intensiv dhe me tej.

Ministri i Brendshem grek do te vizitoje edhe qendren e personalizmit dhe prodhimit te dokumentave biometrike te identifikimit dhe do te nenshkruaje marreveshje me drejtuesit e policise se shtetit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›