Topi dekreton shtyrjen e qëndrimit të kompanise shqiptare në Cad
TIRANë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit "Për shtyrjen e afatit të qëndrimit të kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin 'MINURCAT' të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore".
Ky dekret, i publikuar sot në faqen zyrtare të Presidencës, vjen pas miratimit një ditë më parë në Kuvend të ligjit në fjalë ku kërkohet shtyrja deri më 30 qershor e qëndrimit të kompanisë shqiptare në çad, ndërkohë që misioni i saj përfundonte më 15 mars.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, duke mbrojtur ligjin dje në parlament, tha se situata e pasigurtë në kryeqytetin e çadit, N'Xhamena, ka nxitur strukturat e OKB-së që të kërkojnë një shtyrje të misionit paqeruajtës të kompanisë shqiptare, e cila vepron në këtë vend që nga viti 2008.
Kompania shqiptare, e përbërë nga 63 paqeruajtës, kontribuon në Republikën e çadit në operacione sigurie, patrullimi, ruajtjes së personaliteteve, objekteve etj.
(d.b/BalkanWeb)