E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, KE: Shqipëria dhe Bosnja i kanë përmbushur kushtet

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për çështjet e brendshme (LIBE) në Bruksel ku është shqyrtuar sot raporti i ekspertëve në kuadër procesit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Komisioni Europian ka dalë në përfundimin se si Shqipëria ashtu edhe Bosnja i kanë plotësuar kushtet për heqjen e vizave duke theksuar se vendi ynë ka bërë progres mjaft të mirë.

Gjithashtu Komisioni Europian ka theksuar se misioni faktmbledhës në të dyja vendet ka rezultuar pozitiv duke shtuar se përgëzojnë të dyja vendet për plotësimin e kushteve për heqjen e vizave.

Raportuesja për Shqipërinë Tanja Fajon ka deklaruar se tashmë procesit të liberalizimit të vizave për këto dy vende po i vjen fundi dhe duhet gjetur një zgjidhje edhe për Kosovën.

Ndërkohë Komisioni Europian do t'i paraqesë në shtator Parlamentit Europian raportin në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen dhe më pas ky raport do t'i paraqitet të gjitha vendeve të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›