E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, nis raportimi në PE për Shqipërinë

Pas pushimeve të verës, ka rinisur edhe axhenda e Bashkimit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Kjo axhendë ka rinisur sot me raportimin e ekspertëve të BE-së në Këshillin e Sigurisë për misionin faktmbledhës që zhvilluan në Shqipëri për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave. Gjatë muajit korrik ekspertët e BE-së vizituan Shqipërinë në një misionin faktmbledhës dhe sot ata do të pareqesin raportin e tyre përpara Këshillit të Sigurisë nëse vendi ynë i ka plotësuar kushtet apo jo.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Gazmend Turdiu ka theksuar për DW se beson që raportimi i tyre do të jetë pozitiv "Ndjenja jonë është që nga mënyra, sesi u zhvilluan takimet, pyetjet që na bënë, përgjigjet që dhamë dhe çfarë ne prezantuam, kam bindjen që raporti i ekspertëve të BE do të jetë pozitiv" theksoi Turdiu për Dw. Më tej Turdiu thekson se pas diskutimit të këtij raporti në Komitetin e çështjeve të Brendshme dhe Sigurisë në Parlamentin Europian ai do të paraqitet në seancë plenare.
"Brenda 20 ditëve, apo 25 ditëve të para të muajit shtator, Parlamenti Europian të përmbyllë diskutimet për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Presim që këto diskutime të jenë pozitive dhe pastaj rradhën e marrjes së vendimit e ka Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE", theksoi më tej Turdiu.
Shqipëria shpreson që Këshilli Europian të marrë një vendim pozitiv në lidhje ne liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›