Universitetet, debat pr financimin

Sipas kesaj reforme pritet qe te financohet cdo i ri fitues, i cili qe te perfitoje shumen e parave duhet te arrije nje nivel te caktuar pikesh ne provimet e matures shteterore.
“Nuk është cështja se cili është universitet privat dhe cili publik. Po të mendoni, mos harroni se 80 përqind e prodhimit në këtë vend është e sektorit privat, që është më i fuqishëm se sektori publik”, tha Berisha.
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj tha se me fondet e shtetit do te financohen universitetet publike dhe ato private jo fitimprurese, por nuk saktesoi se cilat universitete klasifikohen jo fitimprurese. Tafaj shtoi se per studentet qe regjistrohen ne universitete do te kete mundesi kreditimi per kater vjet.
“Do të përshihen universitetet publike dhe ato jopublike, me kusht që të jenë jo fitimprurës”, tha Tafaj.
Por rektori i universitetit te Tiranes, Dhori Kule e ka kundershtuar kete skeme, te huazuar nga sistemi kilian i cili favorizon universitetet private fitimprurese te paakrediturara nga agjencite e huaja.
“Financimi i institucioneve fitimprurese eshte një diskutim qe shkon pertej debatit te arsimit të larte. Ata që kane akses ne fondet publike duhet te kene statusin e nje OJF-je. Pyetja që shtrohet tani është: A duhet financiar fillimisht arsimit parauniversitare dhe më pas ai universitar?”, thotë Kule.
Studentet qe vijne nga familjet ne nevoje do te kene mundesi kreditimi per tre vitet e para te studimit dhe duhet ta shlyejne kredine dy vjet pas diplomimit dhe punesimit.