E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Lohan: Shqipëria, ka ende kohë për të përmbushur detyrimet

Qeveria shqiptare është ende në kohë për të plotësuar detyrimet në mënyrë që vizat me Bashkimin Europin të liberalizohen në mesin e vitit 2010. Kështu ka deklaruar shefi i delegacionit të KE-së në Tiranë Helmut Lohan ndërsa prezantoi raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, raport i cili vlerësonte progresin por theksonte edhe pikat e dobëta të funkisonimit të shtetit dhe demokracisë.
Zgjedhjet parlamentare u vlerësuan nga ambadori Lohan si një progres , ndërsa nënvizoi nevojën për të plotësuar rekomandimet në Parlament.
Duke iu referuar bojkotit të deputetëve socialistë ndaj Parlamentit, ambasadori Lohan deklaroi se ky bojkot ndikon në integrimin e vendit në BE, pasi reformat nuk mund të realizohen pa opozitën.
Pikat më të dobëta të Shqipërisë për vitin 2009 mbeten shteti ligjor, pavarësia e institucioneve, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ekonomia informale e çështja e pronave. Kështu sipas ambasadorit Lohan vendi ynë ka ende shumë rrugë për të bërë drejt BE-së. Duke përsëritur alegorinë e një viti më parë me gotën e mbushur përgjysëm, ambasadori Lohan deklaroi se pavarësisht progresit të bërë nga Shqipëria kjo gotë është ende e mbushur përgjysëm pasi pretendimet e vendit tonë janë më të mëdha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›