Unaza e Tiranës, reagimi i Ramës:Berisha nuk i di detyrat e veta
Pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha se projekti per Unazën e Tiranës, do të jepet me tender dhe se ndërtimi i saj do të bëhet me koncesion ka reaguar kryebashkiaku Edi Rama . Kryeministri nuk e kupton punën e tij, ai grabit votat e qytetarëve dhe punon vetëm në funksion të familjes së tij është shprehur Edi Rama.
Këtë deklaratë Kryebashkiaku Rama e tha ndërkohë që po inspektonte punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës në bllokun numër 45 në kryeqytet.
Debati për unazën e madhe të Tiranës ka filluar prej kohësh. Bashkia e Tiranës ka akuzuar disa herë qeverinë se nuk po bën shpronësimet, të cilat pengojnë projektin për unazën, ndërsa qeveria ka theksuar se Bashkia e Tiranës është shumë e ngadaltë në këtë projekt dhe është e paaftë ta realizojë.