Vizat, Lohan: Shqipëria, të plotësojë kriteret

Qeveria shqiptare është ende në kohë për të plotësuar detyrimet në mënyrë që vizat me Bashkimin Europin të liberalizohen në mesin e vitit 2010. Kështu ka deklaruar shefi i delegacionit të KE-së në Tiranë Helmut Lohan ndërsa prezantoi raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, raport i cili vlerësonte progresin por theksonte edhe pikat e dobëta të funkisonimit të shtetit dhe demokracisë.
"Shqipëria sipas raportit ka plotësuar shumicën e standarteve për liberalizimin e vizave siç janë krijimi i regjistrit elektronik dhe pasaportat biometrike. Tani Shqipëria ka realisht një shans që të plotësojë standartet e mbetura në mënyrë që Komisioni Europian të miratoje vendimin në mesin e vitit 2010" theksoi Lohan.
Zgjedhjet parlamentare u vlerësuan nga ambadori Lohan si një progres , ndërsa nënvizoi nevojën për të plotësuar rekomandimet në Parlament.
"Raporti ashtu si dhe ODIHR thekson se zgjedhjet parlamentare plotësuan shumë nga standartet e kërkuara. Kjo është më e mirë se vitet e kaluara por ende ka mangësi. Partitë politike duhet që të trajtojnë rekomandimet në parlament" u shpreh Ambasadori Lohan.
Duke iu referuar bojkotit të deputetëve socialistë ndaj Parlamentit, ambasadori Lohan deklaroi se ky bojkot ndikon në integrimin e vendit në BE, pasi reformat nuk mund të realizohen pa opozitën.
"Për progresin në Bashkimin Europian duhen reforma të mëdha. Për shembull reforma në sistemin gjyqësor kërkon maxhorancë të cilësuar. Pa këtë shumicë dhe pa praninë e të gjithë deputetëve në Parlament unë e kam të vështirë ta imagjinoj realizimin e këtyre reformave" u shpreh Lohan.
Pikat më të dobëta të Shqipërisë për vitin 2009 mbeten shteti ligjor, pavarësia e institucioneve, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ekonomia informale e çështja e pronave. Kështu sipas ambasadorit Lohan vendi ynë ka ende shumë rrugë për të bërë drejt BE-së. Duke përsëritur alegorinë e një viti më parë me gotën e mbushur përgjysëm, ambasadori Lohan deklaroi se pavarësisht progresit të bërë nga Shqipëria kjo gotë është ende e mbushur përgjysëm pasi pretendimet e vendit tonë janë më të mëdha.
"Këtë vit gota është sërish gjysëm plot, por nuk është e njëjta gotë që ka qenë vjet. Gota këtë vit është më e madhe, pasi Shqipëria ka aplikuar për në BE dhe është anëtare e NATO-s" përfundoi Lohan.