Vizat Lunacek Ska date te sakte per Kosoven

Raportuesja e Parlamentit Evropian per Kosoven Ulrike Lunacek ka deklaruar se nuk ka ndonje date te sakte se kur do te mund te ndodhe liberalizimi i vizave per Kosoven. Ajo gjithashtu ka theksuar se ndihet e habitur nga deklaratat e kryeministrit ne largim Hashim Thaci se nje gje e tille do te behet brenda 15 muajve. Megjithate Lunacek ka shtuar se kosovaret mund te shpresojne per nje gje te tille. Keto komente ajo i ka bere sot pas takimit me ministrin e Puneve te Brendshme Bajram Rexhepin me te cilin ka diskutuar edhe per zgjedhjet e 12 dhjetorit ku eshte njoftuar se Parlamenti Evropian do te dergoje 7 perfaqesues te cilet do te monitorojne zgjedhjet.
Ministri i Brendshem Bajram Rexhepi ka thene se ne fund te vitit 2011 pritet qe Kosova te permbushe te gjitha kushtet per liberalizim te vizave. Ai ka mohuar se deklaratat e kryeministrit jane vetem sa per fushate ndonese ka pranuar se as ai nuk eshte ne dijeni se kur Kosova do te behet pjese e Shengenit. Megjithate Rexhepi ka thene se mund te ndodhe qe brenda 3 muajve te pare te vitit 2012 te kete liberalizim edhe pse ai tha se gjasat me te medha jane per fundin e 2012-es.