Vetevendosje Rinise i ndalohet Festa e Flamurit

Koncerti Rock per Bashkim i organizuar ne mbremjen e 28 Nentorit ne sallen 1 Tetori eshte nderprere qellimisht thuhet ne nje deklarate te Levizjes Vetevendosje.
Ky koncert i organizuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare RROSH u ndoq nga rreth pese mije te pranishem por nuk u zhvillua deri ne fund per shkak te dy nderprerjeve te njepasnjeshme te energjise elektrike.
Ne kontraten paraprake te lidhur me drejtorin e salles Fatmir Sfishta na eshte dhene siguria se nuk nderpritet rryma elektrike ne kete ndertese pasi rrjeti i furnizimit eshte i lidhur me institucionet me te rendesishme qeverisese te Prishtines spitalin dhe konviktet e studenteve. Mirepo gjate koncertit jane larguar te gjithe pergjegjesit e punetoret e salles dhe aty nuk kishte asnje person qe te mbante pergjegjesi per organizimin. Pas nderprerjes se pare te dritave u detyruam te hyjme ne dhomen e siguresave ku vume re se ishte ulur celesi i furnizimit te pergjithshem te cilin e vume vete ne funksionim duke e rikthyer rrymen ne salle. Mirepo vetem pas 10 minutash energjia eshte nderprere serish kesaj radhe prej nje pike tjeter. Ne te gjitha ndertesat rreth salles 1 Tetori ka patur energji elektrike pa nderprerje thuhet ne deklaraten e Vetevendosjes.