E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd rihapet procesi per vellezerit Bytyci

Keshilli per krime te luftes i Gjykates se Apelit ne Beograd ka anuluar gjykimin e Kolegjit per krime lufte te nje gjykate serbe lidhur me rastin e njohur si Vellezerit Bytyci dhe ka urdheruar rigjykim te ceshtjes.

Ne muajin shtator te vitit 2009 Gjykata serbe per krime te luftes ne Beograd liroi dy ish-police serbe nga akuzat se kishin bashkepunuar ne vrasjen e tre vellezerve shqiptare me shtetesi amerikane ne vitin 1999.

Me kete aktvendim njoftojne mediat ne Beograd Gjykata e Apelit mbeshteti pretendimet e Gjykates serbe per Krime te Luftes se ne procesin e pare ishin verejtur shkelje thelbesore te procedures penale dhe verifikim i gabuar dhe jo te plote i gjendjes faktike.

Ish-policet Sreten Popovic dhe Milosh Stojanovic ishin akuzuar se u kishin dorezuar tre vellezerit Ylli Mehmet dhe Agron Bytyci pjestareve te nje njesie speciale te policise serbe te cilet me pas i kishin vrare ata ne Serbine Lindore.

Trupat e tre vellezerve u gjeten me duar te lidhura ne nje varreze masive ne Petrovo Selo ne vitin 2001 dy vjet pasi ishin larguar nga Nju Jorku per tu bashkuar Brigades se Atlantikut te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›