E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Mëhilli: Rama po përpiqet të bllokojë procesin

Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, për mos liberalizimin e vizave nga qeveria. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp theksoi se pak muaj më parë, Rama dërgoi në Bruksel raportin me të cilin i kundërvihej heqjes së vizave.
"Edvin Kristaq Rama, me pinjollin tjetër të bllokut Ditzi Bushatin derdhi lot krokodili për vizat, ndërkohë që në emër të bllokmenëve të rinj Rama vetëm pak muaj më parë dërgoi në Bruksel raportin me të cilin i kundërvihej heqjes së vizave për Shqipërinë e shqiptarët", u shpreh Mëhilli për mediat.
Ajo siguroi se ky proces po ecën normalisht, me "gjithë përpjekjet e gjithanshme të Edvin Kristaq Ramës, me bojkotin e Parlamentit dhe raportet fallco, me të cilat ai kërkon të bllokojë procesin e heqjes së vizave për shqiptarët".
"I vetmi avantazh që kanë patur malazezët, maqedonësit, madje edhe serbët është fakti që nuk kanë pasur fatkeqsinë të kenë asnjë ditëzi në opozitën e tyre që të punojë dita ditës kundër këtij procesi e që tu bëj thirrje qytetarëve për të mos u pajisur me dokumenta biometrike identifikimi, i vetmi kusht ky për heqjen e vizave", përfundon deklarata nga Partia Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›