E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, 300 fidanë të rinj Parkut të Liqenit

TIRANË- Parkut të Liqenit i janë shtuar sot 300 fidanë të rinj. Nisma është e Bashkisë së Tiranës, e cila sezonin e mbjelljes së pemëve e ka nisur pikërisht me Liqenin. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, deklaroi se "zona e Parkut është në transformim të vazhdueshëm dhe pas kësaj, me mijëra pemë do t'i shtohen kryeqytetit".
Sipas tij, Parku i Liqenit do të shndërrohet në një mushkëri e gjelbër, tërësisht e ripërtërirë e kryeqytetit, në një hapësirë për të gjithë ata që duan të kalojnë kohë pa makina.
Deri tani në Parkun e Liqenit janë mbjellë 900 rrënjë të reja pemësh (manjolë, mimoza dhe kumbulla) dhe gjatë këtij sezoni mbjelljesh do të vijohet me pjesën e mbetur (pisha, mimoza dhe kumbulla).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›