Vizat, Bushati: Berisha t'iu kërkoj falje shqiptarëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati deklaroi sot se kryeministrit Sali Berisha duhet t'iu kërkoj falje shqiptarëve për mos liberalizimin e vizave me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ai tha se është trishtues fakti, se Shqipëria edhe pse e nisi e para këtë proces që në vitin 2004, mbeti e fundit.
"Bashkë me ndjesën për shqiptarët, Berisha nuk duhet të na vonojë më në procesin e liberalizimit të vizave, por të dorëzojë para drejtësisë imunitarët e inkriminuar sikurse kërkon Progres Raporti i Komisionit Europian dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve të Bashkimit Europian mbi përmbushjen e standardeve për heqjen e regjimit të vizave", theksoi ai.
Sipas tij, "Shqipëria mbeti e fundit në procesin e liberalizimit të vizave për shkak të dështimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian, kritere këto të njëjta për 5 vendet të rajonit". Deputeti opzitar tha më tej se Berisha duhet të heqë dorë nga lufta ndaj opozitës dhe të nisë luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve, të reformojë urgjentisht sistemin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe të garantojë funksionimit e policisë së shtetit brenda të ligjit.