E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Meta: Qeveria arriti reformat, opozita s’bashkëpunoi

Sipas tij, një nga arsyet kryesore për koalicionin me Partinë Demokratike, ishte pikërisht heqja e vizave.

Ai pyet më tej edhe për statusin e vendit kandidat për në BE, duke nënvizuar se qeveria ka përmbushur detyrimet e saj në këtë drejtim.

“Qeveria i ka përmbushur dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj. Ju e dini që qeveria përveçse arriti në një kohë rekord të plotësojë të gjitha detyrimet prej disa qindrash të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, kjo është arsyeja që të gjithë evropianët thonë se heqja e vizave është e merituar dhe nuk është një dhuratë”, tha Meta.

Ai shtoi se qeveria gjatë kësaj periudhe përmbushi të gjitha detyrimet që saj i takonin për të ecur përpara drejt statusit të vendit kandidat. Plotësimi i pyetësorit nga administrata u bë në një kohë rekord dhe me një cilësi shumë të mirë dhe të gjitha detyrimet e tjera.

“Natyrisht, që pjekurinë politike të opozitës nuk e ka në dorë qeveria dhe natyrisht, që jam i bindur se maxhoranca do të mbetet e hapur për të bashkëpunuar në këtë drejtim, ashtu sikurse mund t’ju them me bindje të plotë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë një proces i natyrshëm, duhet të jetë sa më i shpejtë që të jetë e mundur, por kurrsesi një proces i sforcuar dhe në këtë drejtim kërkon pjekurinë e të gjithë elementëve të shoqërisë sonë”, vijoi ai. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-15 13:08
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›