E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrihen komisionet për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet

 Sipas vendimit të marrë sot, komisionet do të vlerësojnë të gjithë llojet e dëmeve në subjektet private, në banesa apo ekonominë e tyre.

Komisionet do të vlerësojnë, gjithashtu, edhe dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike si shkolla, rrugë, ujësjellës, etj. Vlerësimi do të shërbejë si bazë për të përcaktuar edhe fondet që do të jepen për zhdëmtim.

Komisionet do të fillojnë menjëherë veprimin për vlerësimin e dëmeve në zonën e Shkodrës dhe në zonat e tjera të vendit ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme në pasuritë private e publike.

Ende nuk dihet se sa është shumë e dëmeve të shkaktuara në të gjitha këto, por ajo që dihet është se dëmshpërblimet do t’i kushtojnë jo pak buxhetit të shtetit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-15 15:05
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›