E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Ministrja Bregu përshëndet deklaratën e BE

Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu përshendet vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së të cilët i hapën rrugë liberalizimit të vizave të Shqipërisë.

Në një konferencë për shtyp, ministrja Bregu siguroi faktorin ndërkombëtar se qeveria shqiptare do të përmbushë të gjithë kriteret e vendosur për të përfunduar me sukses këtë proces.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën ditën e hënë në Luksemburg dhe miratuan rezolutën e cila i hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›