E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pengmarrja" te Treni, detyrim paraqitje për Elton Sutermanin


Gjykata e Tiranës ka dhënë masën me detyrim paraqitje për 28-vjeçarin Elton Sutermani.
Në muajin maj, ai terrorizoi banorët te stacioni i trenit, pasi improvizoi pengmarrjen e shitëses së një dyqani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së të shtunës në një dyqan celularësh në kryqëzimin e bulevardit "Zogu i Parë" me Unazën, përballë Stacionit të Trenit në Tiranë. Shtetasi Elton Sutermani nga Shkodra hyri i armatosur në dyqanin e celularëve, duke mbajtur peng për disa minuta shitësen. Sutermani dyshohet se vuan nga probleme mendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›