Rama: Zgjidhje për të mos rrezikuar vizat

Duke shprehur mirënjohje për apelin e lëshuar dje nga ministrat e Jashtëm të BE-së për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, kreu i PS-së, Edi Rama apeloi për zgjidhje për të mos rrezikuar vizat dhe aplikimin e statusit të kandidatit për në BE "Falenderoj shtetet anëtare të cilët në këtë kohë të vështirë për Eurozonën gjetën kohë për të disktutuar edhe për krizën shqiptare. Kjo është shprehja e lartë se shqetësimi për krizën ka arritur në vëmendjen e ndërkombëtareve", tha Rama.
Kreu i PS-së shprehu edhe një herë gatishmërinë për zgjidhjen e krizës përmes një kompromisi që niset nga e drejta e popullit për të pasur zgjedheje të lira e për pasojë edhe transparencë të zgjedhjeve. Rama tha se vendi ka nevojë për zgjidhjen e krizës për të mos penguar arritjen e heqjes së vizave dhe mos dështimin e aplikimit për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Kryesocialisti pohoi se PS kërkon zgjidhje përmes shprehjes së vullnetit politik në procesin e një marrëveshje kompromisi që i hap rrugë transparencës .
Rama nënvizoi se vendi është zhytur në krizë. "Vendi po rrënohet ekonomikisht", shtoi ai.