Mysafiri i dashur

Ish Kryeministri britanik, Tony Blair do të vizitojë Kosovën gjatë muajit korrik, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë.
Këtë e ka paralajmëruar gruaja e tij, Cherie Blair, para disa ditësh, në një intervistë për TV Alsat.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk pranojnë të japin hollësi për vizitën e Blairit.
“Nëse vjen, do t’i bëhet pritja më e lartë shtetërore”, ka thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, të dielën, për Express.
Cherie Blair ka paralajmëruar se burri i saj do të nderohet për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
”Shpresoj të shkoj në Kosovë me bashkëshortin tim në korrik, ku mendoj se ai do të nderohet për punën që ka bërë për ta ndihmuar Kosovën që të bëhet një shtet i pavarur, gjë për të cilën jemi shumë krenarë”, ka thënë Cherie.
Ndryshe, çifti Blair ka vizituar Kosovën pas përfundimit të luftës, ndërsa kjo vizitë është e para në shtetin e pavarur.
Mirëpo, Cherie Blair kujton vizitën e parë në Kosovë.
“Herën e fundit që kam qenë atje, vendi ishte shumë i prekur nga pasojat e luftës. Kosova është një shtet i pavarur dhe ne kemi parë një përmirësim të qartë në jetët e këtyre njerëzve. Ata tani jetojnë në harmoni. Dua të shkoj dhe të shoh përparimin e tyre”, ka thënë Cherie Blair për Alsat, më 24 maj të këtij viti.
Ndryshe, ish’Kryeministri britanik, Tony Blair së bashku me ish’Presidentin amerikan, Bill Clinton konsiderohen njerëzit kryesorë për vendimin për ndërhyrjen e NATO’s ndaj forcave serbe, në pranverë të vitit 1999.
Këto bombardime ishin vendimtare për çlirimin e Kosovës dhe dëbimin e policisë dhe ushtrisë serbe.
Njeriu që më vonë është angazhuar për paqen në Lindjen e Mesme asnjëherë nuk ka hezituar të flasë me shumë admirim për Kosovën dhe përpjekjet që ka bërë. Blair ka deklaruar se Kosova është një nga sukseset më të mëdha të karrierës së tij.
"Me dorën në zemër mendoj se kam bërë atë që ishte më se e drejta", ka thënë Blair, kur u largua nga detyra e Kryeministrit të Britanisë.
Në Kosovë me emrin e Tony Blairit janë pagëzuar disa fëmijë dhe janë emërtuar rrugë.