E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati për zëvendësime në Qeveri

Konsultimet për zëvendësministrat e rinj janë përmbyllur dhe tani pritet vendimi formal i Kryeministrit Hashim Thaçi.

Expressi ka mësuar nga burime brenda Qeverisë se Kryeministri Thaçi mund ta publikojë vendimin të hënën (sot) ose të martën, pasi që të mërkurën do të udhëtojë jashtë vendit.
“Nëse nuk përmbyllet ky proces deri të mërkurën, atëherë do të shtyhet vendimi për javën e ardhshme, pasi Kryeministri nga e mërkura nuk do të jetë në Kosovë. Emrat tashmë janë vendosur dhe vetëm ka mbetur që vendimi të bëhet publik”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë në kushte anonimiteti.

Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi konfirmoi të dielën për Express se çështja e zëvendësministrave është fare në fund.

“Shumë shpejt, Kryeministri do të dalë me emërime për zëvendësministrat e rinj”, ka thënë Krasniqi, pa dashur të flasë saktësisht për ditën.

Sipas burimeve të Expressit, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zëvendësministër do të emërohet Idriz Vehapi, ish-ministër i Bujqësisë.

Zëvendësministri i deritashëm i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Emin Krasniqi pritet të kalojë në pozitën e njëjtë në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›