E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Topi Vendimi historik te hetohen akuzat politike

Se pari me lejoni te shpreh gezimin tim te madh te vleresoj dhe te falenderoj Parlamentin Evropian per vendimin historik i cili i hap rruge levizjes se lire te shqiptareve kesaj aspirate te thelle e te gjere te popullit shqiptar dhe te institucioneve te tij perfaqesuese shkruan Topi ne mesazh.

Me tej gjate fjales se tij kreu i shtetit ka shprehur shqetesimin mbi zhvillimet politike kohet e fundit dhe akuzat e ndersjella midis partive politike. Sic bashkerisht kemi konstatuar prej muajsh retorika politike ne Shqiperi po dominohet nga akuza e kunderakuza midis politikaneve zyrtareve dhe medias. Aktoret politike te perfshire ne kete debat po furnizojne cdo dite publikun me dokumente dhe te dhena te pretenduara per inkriminimin e pales tjeter thote Presidenti.

Me tej Topi shprehet se vertetesia e akuzave natyrisht nuk eshte atribut i Presidentit dhe as i partive politike ajo eshte atribut vetem i drejtesise dhe organeve qe parashikon Kushtetuta. Fushata e akuzave dhe kunderakuzave nuk eshte me ceshtje e partive eshte ceshtje e Shtetit e demokracise dhe e sistemit tone politik. Sepse ky zhvillim i ri po le ne hije prioritetet politike qe duhej te kishte qeverisja dhe politika ndaj qytetareve dhe shoqerise dhe nga ana tjeter nuk mund te mos lere pasoja ne imazhin e demokracise Shtetit dhe te vete Shqiperise ne raport me partneret tane nderkombetare.

Kreu i shtetit shpreh shqetesimi per kete situate dhe kerkon dhenien e drejtesise per cdo akuze te ngritur duke shprehur njekohesisht mbeshtetjen ndaj ndaj Prokurorise se Pergjithshme Inspektoratit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive Kontrollit te Larte te Shtetit dhe cdo institucioni tjeter kushtetues e ligjor qe ka per detyre mbrojtjen e ligjit dhe dhenien e drejtesise.

Cdo politikan zyrtar nepunes e sipermarres qe ka abuzuar me ligjin pavaresisht statures politike e publike duhet te perballet me ligjin. Ky eshte parimi i shtetit te se drejtes ky eshte lajtmotivi per nje demokraci te shendoshe te besueshme dhe funksionale nenvizon Topi.

Sipas tij Shqiperia ndodhet ne nje faze mjaft te rendesishme ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Per kete arsye ai ka kerkuar nga klasa politike qe te miratojne ligjin per heqjen e imunitetit te zyrtareve. Ne emer te ketij interesi madhor jam ketu per ti apeluar te gjithe klases politike sidomos partive politike te perfaqesuara ne Parlament qe me konsensus te gjere ose me nisma individuale te bejne te mundur heqjen e pengeses se imunitetit parlamentar per te gjithe deputetet. Ftoj Parlamentin qe me konsensus dhe pergjegjshmeri perpara vendit te bashkepunoje per nderhyrje te menjehershme qofshin keto dhe kushtetuese per heqjen ose kufizimin e imunitetit edhe per nje kategori te gjere zyrtaresh sic jane organet e drejtesise dhe drejtuesit e institucioneve te ndryshme kushtetuese thote me tej Topi ne fjalen e tij.

Gjithashtu Presidenti i Republikes kerkon nga klasa politike qe te mbeshtese zhvillimin e nje pushteti gjyqesor te pavarur. Ne kete stad historik per integrimin euroatlantik Shqiperia ka nevoje per vepra konkrete politike nisma konkrete ligjore antikorrupsioni dhe veprime konkrete te institucioneve pergjegjese per te deshmuar se pushtetet kushtetuese qe perfaqesojne direkt apo indirekt qytetaret kane moralin dhe tagrin e duhur profesional e qytetar per te ushtruar si duhet pergjegjesite e tyre ligjore e kushtetuese perfundon fjalen e tij presidenti shqiptar Bamir Topi.

2010-10-07 1244

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›