E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet kombetare te letersise

Në  një mbrëmje të veçantë festive është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve  kombëtare të letërsisë për vitin 2012. Ceremonia filloi me  nderimin për  poetin Ali Podrimja i ndare nga jeta pak muaj me pare. Me kërkesë te Ministrit Aldo Bumçi u vlerësua nga Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani me titullin e larte " Nderi i Kombit”. 
Shkrimtari Visar Zhiti u vlerësua në këtë edicion me çmimin e madhe të letërsisë për prurjet në nivel të lartë artistik e estetik që ka përcjellë në Letërsinë bashkëkohore shqipe, nëpërmjet korpusit letrar të veprës së krijuar prej tij. 
Gjatë dorëzimit të çmimit, Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, u shpreh se shkrimtari Visar Zhiti, më tepër se një çmim për karrierën meriton një çmim për vetë jetën e tij. 
Shkrimtari i njohur Zhiti, duke falenderuar jurinë për vlerësimin, u shpreh se ky çmim është një dëmshpërblim shpirtëror nga Shqipëria e re për vuajtjet e tij. 
Në këtë mbrëmje kushtuar letërsisë, juria e përbërë nga personalitete të njohura të letrave, nën kryesimin e Amik Kasoruhos  dha plot 10 çmime. 
Ky edicion i Çmimeve Kombëtare të letërsisë, në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, pati përfshirje nga të gjitha trevat shqipfolëse. Si në përbërjen e jurisë, ashtu dhe shkrimtarët e përzgjedhur, ishin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›