Vizat, basti i Edi Rames me 3.5 milione shqiptare
Kur kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i dergoi nje leter Presidentit te Komisionit Europian Barroso, ku i kerkohej qe ngerci politik te mos lidhej me liberalizimin e vizave, edhe pse kjo leter u shkrua pak minuta me vone, pasi Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme dhe Drejtesine Malstrom beri publik propozimin per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, u gjykua si nje veprim vizionar. Madje, dhe vete Rama i pyetur disa here ne konferenca te ndryshme shtypi, eshte shprehur publikisht se liberalizimi i vizave nuk ka lidhje me zgjidhjen e ngercit politik. Por ne fakt, Rama ndryshe thote dhe ndryshe vepron.
Qe nga koha kur ai e ka shkruar ate leter, por edhe me pare, ai ka vene ne perdorim gjithe artilerine e Partise Socialiste, pershire dhe financat, duke u munduar te vere si kolateral levizjen e lire te 3 milione e gjysme shqiptareve, per zgjidhjen e nje ceshtje politike, qe tashme eshte shnderruar ne nje beteje, madje ne nje bast te tijin personal.
Tashme Rama nuk kujdeset as vete per ta kamufluar kete strategji, jo vetem kur nxjerr nje nga nje eksponentet e Partise Socialiste neper konferenca shtypi, qe deklarojne se pa zgjidhje te se ashtuquajtures "krize" nuk ka viza per shqiptaret, jo vetem, kur nxjerr kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruci ne Parlamentin shqiptar qe thote se Evropa jo vetem do t’i heqe vizen Shqiperise, por nuk do t'u heqe dhe vizat shqiptareve, por dhe kur ne mediat qe kontrollon, organizon sondazhe te tilla qesharake, ku mbi 80 per qind e shqiptareve pergjigjen se Europa duhet ta kushtezoje levizjen e lire te tyre, me zgjidhjen e ngercit politik.
Pra shqiptaret kerkojne me mire te zgjidhet ngerci politik dhe te hapen kutite, se sa te shkojne lirisht tek femijet dhe te afermit e tyre. Nje dite perpara te ashtuquajturit "Raport Chountis" per Shqiperine ne Parlamentin Europian, Edi Rama po lobon fort duke perdorur edhe te majten europiane pro-serbe dhe eurodeputete rumune per te perfshire ne raport, amendamente shtese qe do te konkretizojne endrren e tij te vetme, qe ai mendon se mund ta mbaje ne krye te Partise Socialiste dhe mund ta sjelle ne pushtet neser: Vonesen e liberalizimit te vizave per shqiptaret. Ne kete menyre nuk eshte ai qe ka vene bast me 3 milione e gjysme shqiptare, por jane 3 milione e gjysme shqiptaret qe kane bast me te.