E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat dekoret zbukurojne Tiranen kryeqyteti vishet me petk festiv

08-11-2010 / Elda Tomani

Reportazh

Asnje barriere dhe asnje pengese. Prej dites se sotme shqiptaret rifitojne krenarine dhe dinjitetin e tyre evropian. Ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve te Bashkimit Evropian do te thone fjalen e fundit ne shenje mirenjohje per progresin reformator te qeverise Berisha duke miratuar propozimin e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave Shqiperi-BE. E gjitha eshte nje moment kulmor dhe nder me te rendesishmit ne rrugen e vendit drejt integrimit evropian.
Heqja e vizave perben vleresimin me te larte te vlerave evropiane te popullit shqiptar si dhe eshte medalja me e cmuar qe Shqiperia arrin te siguroje ne nje kohe rekord vetem 2 vjet pas percaktimit te rekomandimeve dhe kritereve te Komisionit Evropian per udherrefyesin e perfitimit te levizjes pa viza.
Na ndajne vetem pak ore deri ne marrjen e vendimit perfundimtar nga Bashkimi Evropian per liberalizimin e vizave ne zonen Schengen dhe kjo do te coje ne realizimin e nje endrre te shumepritur nga shqiptaret e cila qe ne diten e djeshme ka nisur te krijohet atmosfera festuese neper rruget e kryeqytetit. Tashme endrrat e shqiptareve po behen realitet dhe kjo shenon nje ngjarje historike ne kalendar por dhe nje dite te shenuar per cdo qytetar shqiptar.
Data e sotme 8 nentori i 2010 do leshoje sinjalin jeshil per Shqiperine dhe per Bosnje ndash Hercegovinen. Ky vendim i shumepritur nga qytetaret shqiptare dhe nga ata Bosnje - Hercegovines do te vije nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian. Atmosfera festive eshte ndier prej dy ditesh ne Tirane dhe kjo vihet re nga qytetar i saj cdo kalimtar apo vizitor i huaj ne kryeqytet. Tirana eshte zbukuruar me tabela me flamuj banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e shumepritur per shqiptaret. Ngjyra blu ngjyra e BE-se bie ne sy ne cdo rruge e kryqezim te Tiranes ku neper cdo shtylle valeviten flamujt blu te bashkimit evropian.
Gjate rrugeve kryesore bulevardi ku eshte perhapur dhe lajmi i shumepritur dhe i deshiruar nga te gjithe shqiptaret ku permes tabelave me emrat e kryeqyteteve kryesore te Europes si Berlin 1334 km Zyrih 1117 km Milano 971 km etj eshte perhapur mesazhi dhe eshte ndezur atmosfera festive qe pritet te behet sot realitet dhe qe u jep mundesine e udhetimit pa viza ne zonen Schengen te gjithe qytetareve shqiptare drejt destinacioneve Evropiane.
Pritet qe festimet per kete ngjarje historike te kulmojne diten e marte me nje koncert madheshtor ne sheshin Nene Tereza ku aktualisht po ndertohet nje skene gjigande ku pervec koncertit qe do te mbahet aty do te kete dhe aktivitete te tjera nga universiteti i Tiranes.
Vendimi perfundimtar mbi kete proces qe ka njohur progres dhe ka sjelle realizimin e reformave transformuese per vendin tone i takon Ministrave te Brendshem te BE-se te cilet sipas te gjitha zerave qe qarkullojne ne korridoret e kancelarive europiane do te votojne sot ne mesdite lsquopro levizjes se lire per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines. Marrja e ketij vendimi perkon edhe me festat e fund vitit i cili po i vjen shqiptareve si dhurata me e bukur qe mund te kene marre gjate ketyre 20 viteve demokraci.
Pritet qe qytetaret e Shqiperise ti festojne krishtlindjet ne vendet e zones Schengen aty ku ndodhen edhe shume emigrante shqiptare. Ky fakt historik do ti afroje njerezit e thjeshte me shume me te afermit e tyre. Nga viti 2008 kur Komisioni Europian i dorezoi Shqiperise udherrefyesin per liberalizimin e regjimit te vizave Shqiperia ka bere nje progres te ndjeshem ne drejtim te permbushjes se kritereve te tij progres qe eshte vleresuar ne te gjitha raportet e institucioneve nderkombetare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›