E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat edhe Holanda skeptike

Pas opinionit publik te Iniciatives Europiane per Stabilitet ku kritikohe pozicioni i Frances kunder Komisionit Europian per heqje e vizave me Shqiperine brenda afateve te percaktuara edhe Holanda eshte shprehur e rezervuar ne takimin e ambasadoreve te vendeve anetare.

Sekretarja e pergjitheshme e ESI-it Alexandra Stiglmayer vlereson se Brukseli po perdor standarte te dyfishta duke e krahasur me procesin e nje viti me pare kur u vendos liberalizimi i vizave me Serbine Malin e Zi dhe Maqedonine.

Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte fakti qe Franca dhe Holanda po krijojne pengesa ne nje kohe kur Komisioni eshte shprehur se kriteret jane plotesuar. Vitin e kaluar kur Serbia apo Mali i Zi ishin ne te njejten pozite askush nuk ngriti ndonje shqetesim ndaj perse duhet te perbeje problem tani shprehet Sekretaja e ESI-it Alexandra Stiglmayer.

Burime konfidenciale nga takimi i perfaqesuesve te perhershem vendeve anetare ne Bruksel treguan per Top Channel se para mbledhjes se 8 nentorit ne Keshillin e BE-se eshte rene dakort qe ekspertet e Komisionit te takohen gjate tetorit me perfaqesuesit holandeze e franceze per te dhene shpjegime shtese mbi vleresimet pozitive qe rezultojne nga misionet vezhguese ne terren.

Une besoj se presidenca belge eshte e vendosur per marrjen e nje vendimi gjate mandatit te saj dhe ne rastin me te keq ata mund ta lene kete ceshtje per vote cka do te kerkonte 3/4 per miratim. Pra nese Franca dhe Holanda jane kunder liberalizimit tani megjithese ne fund mund te votojne edhe pro gjithesesi kjo ceshtje kalon me shumice te cilesuar deklaroi me tej Alexandra Stiglmayer.

Per ESI-n shqetesimet e ngritura nga Franca dhe Holanda nuk kane te bejne vetem me ceshtje rome por dhe me pranine muslimane ne Shqiperi e Bosnje. Nderkohe qe zyrtarisht pozicioni i kujdesshem i disa vendeve anetare justifikohet me dyndjen e kerkesave per azil te qytetareve nga Maqedonia dhe Serbia ne fillim te ketij viti ne Europe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›